Komediani Artan Kahrimani ka folur për personazhin e tij Nënën Fat që tashmë ka marrë vëmendjen e publikut kosovar.
Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka pohuar se emrin e kanë marrë nga një grua e vërtetë, e cila tha se ka vdekur para dy jave dhe i shprehi ngushëllime familjes së saj.
“Nëna Fat në jetën reale ka vdekur para dy jave i shprehi ngushëllime familjarëve të saj”, u shpreh Kahrimani.
I njëjti pohoi se ky personazh u erdhi si ide para katër viteve, dhe e falënderoi publikun për mbështetjen që i jep.
“Nëna Fat erdhi si ide nga producenti që të jetë një nënë që bënë sende që nënat tjera si kanë bërë më parë”.
“Personazhi ka lindur rastësisht emrin e kemi marrë nga Nëna Fat e vërtetë, por është një personazh që nuk është i vërtetë që ekziston si personazh i keq”.
“Është një personazh që e duan qytetarët i falënderoj”, tha Kahrimani. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=bfYbSlRUf6s&t=9496s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.