Aktori Noel Clarke e ka paditur gazetën The Guardian për 10 milionë funte për raportim të rremë lidhur me ngacmimet seksuale të supozuara nga ana e tij.
Në një ekspoze në prill të vitit 2021, ai ishte akuzuar nga 20 gra për bullizim, ngacmim seksual dhe kontakt të padëshiruar seksual.
Clarke më pas e kishte paditur BAFTA-në për defamim, pas vendimit të këtyre të fundit për t’ia suspenduar anëtarësinë pas supozimeve, por më pas e kishte tërhequr padinë vitin e shkuar.
Mirëpo tani ai e ka dorëzuar padinë për gazetën e respektuar angleze, duke kërkuar kompensim për dëme financiare dhe reputacionale.
https://www.youtube.com/watch?v=Lzfny7sTf-A
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.