Aktori Steven Seagal ka vizituar viktimat e sulmit terrorist në Moskë.
Ministria e Shëndetësisë zbuloi se ish-ylli i Hollivudit, 71 vjeç, vizitoi Qendrën Kombëtare Mjekësore dhe Kirurgjike, ku takoi tre viktima dhe "i falënderoi për guximin dhe këmbënguljen e tyre".
Përmes një postimi në llogarinë e ministrisë në Telegram, ai tha: “Ajo që ndodhi ishte një tragjedi e tmerrshme që nuk duhej të ndodhte".
"Dhe unë mendoj se Rusia do të shërbejë si shembull dhe do t'i lërë botës të kuptojë se nuk mund t'ia bëni këtë një populli dhe të mbeteni të pandëshkuar.
“Falënderoj mjekët për punën e shpejtë që po bëjnë, më vjen mirë që shoh që pacientët ndihen mirë dhe po shërohen”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.