Aktorja 53-vjeçare Anne Heche ka vdekur në një aksident me veturë.
Përfaqësuesi i saj, përmes një deklarate, tha se Heche vdiq në një spital të Los Anxhelosit.
“Ne kemi humbur një shpirt të sjellshëm dhe pozitiv, një nënë të dashur dhe një mikeshë besnike. Anës do t'i mungojë shumë jeta, por ajo jeton përmes djemve dhe punës së saj. Trimëria e saj për të qëndruar gjithmonë në të vërtetën e saj, duke përhapur mesazhe dashurie, do të vazhdojë të ketë ndikim", u shpreh ai.

Aktorja, e cila njihet më së shumti për rolin e saj si Patricia Campbell në dramën e NBC "The Brave", nuk kishte mundur t'u përballojë plagëve, pasi kishte pësuar djegie të rënda gjatë aksidentit, shkruan Nypost, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet besuan se Heche mund të kishte qenë e dehur, kur u fut me veturën e saj në një shtëpi në periferi të Los Anxhelosit, ku më pas u ndez një zjarr i madh.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.