Aktorja amerikane, Lea Michele, është prekur me COVID-19.
Kandidatja për Golden Globe, njoftoi të shtunën në Instagram se ajo rezultoi pozitive dhe do të marrë 10 ditë pushim.
Ajo do të pauzojë nga shfaqja Broadway's Funny Girl derisa të shërohet.
“Fatkeqësisht, zyrtarisht kam rezultuar pozitive me COVID. Në vijim të protokollit të produksionit nuk mund të kthehem në teatër për 10 ditë”, ka shkruar ajo, shkruan People, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.