Michelle Yeoh është nderuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Aktorja 61-vjeçare, fituese e Oskarit, mori “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, nga Biden, të premten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC, transmeton Klankosova.tv.
“Roli i saj kapërcen gjininë, kulturat dhe gjuhët”, tha Biden gjatë ceremonisë.
Ai vazhdoi: “Nga artet marciale, te komeditë romantike, te fantashkenca, për të na treguar se çfarë kemi të përbashkët. Si aktorja e parë aziatike që fitoi një Oskar si aktorja më e mirë, ajo lidh kulturat jo vetëm për të argëtuar, por edhe për të frymëzuar dhe hapur zemrat dhe kjo është ajo që ajo vazhdon të bëjë. Urime”.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.