Disa të rinj hoqën të dielën flamurin e Serbisë nga kalaja e Zveçanit, e të njëjtit, nën kërcënimin e armës nga një qytetar, u detyruan ta kthejnë simbolin në vendin ku valon tash e tre vjet.
Veprimi i parë dhe tjetri që pasoi u konsideruan si provokime të dyanshme, për të cilat qytetarët rekomandohen të mos i bëjnë më.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nuk e pa shumë problematik atë që ndodhi më flamurin në kala, ndërsa thotë se vendimi për të i takon dikujt tjetër.
Personi që hoqi, e pastaj e ktheu flamurin në kalanë e Zveçanit është lënë i lirë, pas intervistimit nga policia.
Ndiqni kronikën për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=sIkXvg9eQ3Q
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.