Arsyet e shkarkimit nuk u treguan.
Por, Partia Demokratike e Kosovës po pretendon ta dijë pse u hoq nga detyra, shefi i Njësisë së Veçantë në Polici, Shemsi Haziri.
Në PDK thonë se vendimi u mor nga ekzekutivi për të ndërhyrë në hetimet e kësaj njësie, ndaj ambasadorit, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike, Nagip Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Në konferencën për media u tha se me këtë, Qeveria synon edhe të dekurajojë hetuesit e pavarur brenda Policisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=2KGlCCukbi4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.