Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, pretendon se në procedurat për përzgjedhjen e kompanive që i dërgojnë maturantët në ekskursionin në Shqipëri, kanë ndikuar zyrtarë komunalë.
Sipas saj në tri shkolla, procesi është kurdisur për t'u përzgjedhur familjarë të pushtetarëve, njofton Klan Kosova.
Diçka e tillë u mohua në Drejtorinë e Arsimit ku thonë të jetë respektuar Udhëzimi Administrativ që rregullon këtë çështje.
Edhe drejtorët e shkollave hedhin poshtë dyshimet për përzgjedhje mes presionit, megjithëse në disa prej tyre procesi është ende në vazhdim.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=P784K40RNZ8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.