Në një shtëpi në fshatin Sojevë të Ferizajt dyshohet se u dhunua një 12 vjeçare. Veprën pretendohet se e kreu një 19 vjeçar, të cilit policia i ra në gjurmë kur nëna e lajmëroi vajzën si të humbur.
E njëjta, siç merr vesh televizioni "Klan Kosova", edhe shkoi bashkë me zyrtarët policorë ta marrë të bijën tek i dyshuari.
Në seancën për shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit që u mbajt me dyer të mbyllura, i dyshuari tha para trupit gjykues se nuk e dhunoi të miturën.
Por nuk e mohoi që e mori atë nga qyteti dhe e dërgoi në një shtëpi në periferi, aty ku ishin veç djali dhe e mitura.
Sipas Qendrës për Punë Sociale, gjendja psikologjike e 12-vjeçares është e rënduar dhe e njëjta nuk shkoi fare në shkollë të martën.
Ajo i është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore, derisa 19-vjeçari, sipas gjykatës, do të qëndrojë për 1 muaj në paraburgim. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6zB-llWvV2Q
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.