Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përsëri ishte temë në mediet sllovene. Ai po akuzohet për një aferë prej 100 milionë euro të cilat kaluan nëpërmjet kompanisë GEN.
Prej këtyre parave po pretendohet se është financuar edhe fushata e kryeministrit Albin Kurti.
Ndaj këtij raportimi në Slloveni, ka reaguar anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, në konferencë për media.
“Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuat fushata e kryeministrit kurti, përmes filalit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro. “ tha Xhafer Tahiri, anëtari i kryesisë së LDK-së.
Tahiri kërkoi që të deklarohen nga Qeveria Kurti nëse hulumtimet e gazetës sllovene janë të vërteta.
Dëshirën ia plotësoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ku i mohoi akuzat ndaj ambasadorit kosovar.
https://www.youtube.com/watch?v=x5PHz1exkSc
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.