Gazetari Asllan Bajrami i ftuar në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova ka folur rreth dokumentarit "Akuzat nuk qëndrojnë".
Bajrami tha se për realizimin e këtij dokumentari është nxitur nga dëshmitarët e mbrojtjes në Hagë, kryesisht nga Gjenerali Wesley Clark, raporton KlanKosova.tv.
"Normalisht jam nxitur nga dëshmitarët e mbrojtjes, përkatësisht nga Wesley Clark i cili në pyetjen e fundit që i bën prokurori, i drejtohet z.Gjeneral a qëndrojnë apo nuk qëndrojnë akuzat? Ky përgjigjjet akuzat nuk qëndrojnë. Ky dokumentar është ndërtuar mbi një lloj ekspertize dhe analize të njerëzve të fushës së jurispodencës. Ekspertët e fushës e hedhin poshtë në çdo pikë dhe në çdo pretendim të aktakuzës që ishte ndërtuar mbi një raport të Dick Martyt", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=X6sSqh36J78
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.