Këtë formë të kundërshtimit të qeverisë, në PDK nuk e kanë, e as nuk do ta kenë, tha nënkryetarja e kësaj partie Vlora Citaku.
Por një formë tjetër të opozitarizmit e zgjoi partia në pushtet, Vetëvendosje, pasi publikoi një video ku kritikon kastën e kaluar politike.
Kjo sipas nënkryetarës së Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Citakut, është formë e Vetëvendosjes për ti ikur përgjegjegjësisë.
Edhe në LDK po thonë se partia në pushtet po bën propagandë me të kaluarën duke mos dashur ti tregojë rezultatet e qeverisjes.
Halimi përmendi se në kohën sa në pushtet është Albin Kurti importi nga Serbia ka arritur record, ndërsa shtoi se kriza me inflacionin nuk është menaxhuar mirë nga qeveria.
https://www.youtube.com/watch?v=BA3Pu1vmDJg
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.