Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Burime brenda Partisë Demokratike kanë konfirmuar për A2 CNN se udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten do të jetë udhëheqës i protestës në orën 17:00.
Kryetari i PD-së do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU - Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar - një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.
Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.