Policia e Kosovës po ndërmerr veprimet operative në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, atje ku po dyshohet për një shpërthim të mundshëm.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.
Në vendin e ngjarjes nga pamjet që siguruar Klan Kosova shihet se janë edhe zjarrfikësit.
Pamjet si në vijim:
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.