Në mbrëmjen e sotme, Policia është informuar për një mjet të dyshuar në rrugën "Zija Shemsiu" në kryeqytet.
Por siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Prishtinës, Enis Pllana për Klankosova.tv, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Zija Shemsiu në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.