A keni vështirësi të zgjoheni në mëngjes? A jeni personi që godet butonin e shtyrjes së alarmit pa pushim?
Atëherë ora me alarm nga kompania Nanda është zgjidhja e duhur për ju.
Ora e motorizuar do të ju lejojë juve që të shtypni një herë butonin për shtyrje të alarmit por më pas ora fillon të ecë, transmeton Klan Kosova.
Ora do të vazhdojë të ecë dhe alarmi të bie pa pushim në mënyrë që të ju detyrojë që të ngriheni nga shtrati dhe ta ndalni alarmin.
Për ata që e blejnë alarmin, preferohet që ta lënë rrugën e hapur dhe të mos lënë gjëra të çmuara afër pasi kjo orë me alarm është “e vendosur” të ju zgjojë edhe nëse duhet të ecë dhe të rrëzojë shumë gjëra.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.