Lajmet e fundit

Ndërkohë që shitjet legale të cigareve në Zvicër kanë rënë nga 9 miliardë në 7.5 miliardë, thuhet se tregu i paligjshëm është rritur me 50 për qind gjatë katër viteve të fundit.
Kjo i ka sjellur një dëm financiar shtetin zviceran prej 76 milionë frangash, transmeton Klankosova.tv.
Studimi i publikuar nga firma konsulente KPMG, që përfshin 38 tregje evropiane, tregon se 3.5 për qind e konsumit të cigareve në Zvicër është i paligjshëm, një përqindje e ulët, por që po shënon rritje.
Në nivel evropian, shifrat janë edhe më tronditëse – 52.2 miliardë cigare ilegale janë konsumuar në 2024, ose 10 për qind e krejt tregut, transmeton Klankosova.tv.
Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër vendet më të prekura, me përqindje të kontrabandës që arrijnë 26 për qind në Britani.
Sipas KPMG, 19.4 miliardë euro të ardhura tatimore janë humbur në gjithë Evropën si pasojë e këtij fenomeni.