Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes ka treguar historinë e një qytetari nga Tirana, i cili shërben në Marinën e ShBA-së.
Në njoftim, ambasada amerikane tregon për “tironsin” Alban Devrishin, i cili është komandant ku i njëjti do ta merr komandën e një luftanijeje amerikane.
“Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, shkroi ambasada, transmeton Klankosova.tv.
Për pozitën e re, Derviishi tha se ndihet shumë krenar që në qershor do të marr komandën e “USS Pearl Harbor”.
“Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për ta arritur këtë majë dhe më jepet shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën”, tha ai.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.