Kryeministri australian, Anthony Albanese thotë se dy personat e armatosur po vepronin vetëm dhe jo pjesë e një qelize më të gjerë ekstremiste.
"Nuk ka prova për bashkëpunim, asnjë provë që këta njerëz ishin pjesë e një qelize", i tha ai transmetuesit australian ABC, por ata ishin "qartësisht" të motivuar nga "ideologjia ekstremiste", transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu konfirmoi se policia nuk po heton një person të tretë të përfshirë në sulm, por se "një sërë pajisjesh shpërthyese të improvizuara" u gjetën në makinë.
Kur u pyet për të dyshuarin më të ri në moshë, të identifikuar nga media lokale si Naveed Akram, Albanese konfirmon se ai nuk ishte pjesë e një liste mbikëqyrjeje kundër terrorizmit.
Ai thotë se sulmuesi i dyshuar u hetua në vitin 2019 për lidhjet e tij me dy persona që më pas u burgosën.
Hetimi gjashtëmujor nuk gjeti prova se sulmuesi planifikonte ose po merrte në konsideratë ndonjë akt dhune ose antisemitizmi, thotë Albanese.
Nga ky sulm, mbetën të vrarë së paku 15 persona, derisa njëri nga të dyshuari u qëllua për vdekje nga autoritetet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.