Më 7 shtator 2025, Tokio do të jetë skena ku talenti i kickbox-it, Albijon Morina, do të përballet me elitën botërore në K-1 World MAX Grand Prix, një nga eventet më prestigjioze në historinë e sporteve luftarake.
19-vjeçari do të jetë sportisti më i ri në gjithë turneun dhe i pari me prejardhje nga Kosova që ka garuar ndonjëherë në këtë skenë madhështore në Japoni.
Siç ka bërë të ditur menaxheri i tij Dardan Morina për Klankosova.tv, ai do përfaqësojë dy shtete: Kosovën dhe Gjermaninë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.