Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka fituar normën Olimpike për disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Tahiri, këtë sukses e arriti duke përfunduar në vendin e 23-të në garën e gjatë ditës së sotme të mbajtur në Maribor të Sllovenisë.
Ai i përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:16.76 minuta, për t'i fituar 82.24 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).
Në këtë garë, morën pjesë 50 garues, ku 10 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.
Më herët, normën olimpike në disiplinën e sllallomit të skijimit aplin e kishte arritur edhe skitari pejan, Arbi Pupovci.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.