Albin Tahiri është renditur i 39-ti nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, duke mbyllur kështu garimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018
Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda, ndërsa në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 48, garë në të cilën i pari u rendit norvegjezi Henrik Krostoferssen.
Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sekonda),ndërsa të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sekonda.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.