Skiatori Albin Tahiri e ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang.
Kjo ishte gara e dytë për të në këto lojëra, ndërsa përfundoi i 50-ti në disiplinën e lëshimit, me kohë 1.48,81.
Tahiri në fundjavë do të marrë pjesë edhe në garat tjera të disiplinave alpine. Në debutimin e tij në këto lojëra, në kombinimin alpin ai kishte përfunduar i 37-ti.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.