Astrologia Meri Shehu, në emisionin “Ora Shtatë” ka bërë parashikimin e të ardhmes për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ajo thotë se Kurti është shenja e Dashit, dhe për këtë, politikanin e pret një pranverë e vështirë, transmeton Klankosova.tv.
“Saturni do të futet sërish në Dash në mes të shkurtit, kështu që e pret një pranverë e vështirë, por të shohim se si do ta kapërcejë këtë prag përgjegjësie”, tha Meri.
“Megjithatë, mund të vendosë edhe një pushtet afatgjatë”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=KlUXuYtTuKs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.