Aldo ishte pjesë e Big Brother për një kohë të gjatë, për disa komentuesit ishte fati që e mbajti, për disa banorë ishte arsyeja që të tjerët donin të largonin banorë më të fortë, e për disa thjesht e meritonte.
Gjatë qëndrimit të tij edhe Aldo ishte nga ata banorë që po shikonte të krijojë diçka sentimentale. Pjesë e tij u bë pëlqimi direkt që kishte shprehur për Rizartën. Histori kjo që nisi brenda e që mbete të marrë një kahje tjerët jashtë shtëpisë.
Një tjetër raport që aktori kishte ndërtuar brenda shtëpisë ishte edhe ai shoqëror me Eglin, edhe pse brenda kishin shpesh mospajtime, sot ndoshta shoqëria e tyre qëndron më e fortë se kurrë.
Akira vajza simpatike e Aldos që mori vëmendjen e madhe falë spontanitetit dhe bukurisë së brishtë të një fëmije po qëndronte gjatë gjithë kohës në prapaskenë të intervistës së Prive Klan Ksoova, deri në një moment kur vendosi të qëndroj afër babait dhe të bëhet pjesë e intervistës, duke ndryshuar disponimin e të gjithëve.
https://www.youtube.com/watch?v=S8-xOek0oYc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.