Hilaria Baldwin ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë me bashkëshortin Alec Baldwin, vetëm disa muaj pasi aktori u përfshi në një tragjedi shkatërruese kur aksidentalisht qëlloi për vdekje një anëtare të ekuipazhit në xhirimet e filmit të tij “Rust”.
38 vjeçarja zbuloi lajmin përmes Instagramit, duke postuar një video të saj dhe Alec, teksa luajnë me gjashtë fëmijët e tyre.
Njoftimi vjen vetëm pesë muaj pas qëllimit fatal të kinematografes Halyna Hutchins nga Alec në setin e Rust, diçka për të cilën Hilaria aludoi në mbishkrimin e saj në Instagram, i cili i referohej fëmijës së tyre, si një 'pikë e ndritshme në jetën e tyre'.
“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe. Një tjetër Baldëinito do të vijë këtë vjeshtë”, shkroi Hilaria, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.