Aktori i mirënjohur amerikan Alec Baldwin ka thwnw se secili person që ka punuar në xhirimet e Rust e di saktësisht kë duhet të fajësojë' për vdekjen e Halyna Hutchins.
Ai foli për incidentin tragjik në Chris Cuomo podcast, duke mbështetur pretendimet e tij të mëparshme se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës, shkruan indy100.com, transmeton klankosova.tv.
“Njerëzit që flasin më së shumti për atë që ndodhi ose spekulojnë për atë që ndodhi ose nuk ishin fare në xhirimet e filmit”, tha ai.
“Të gjithë ata që ishin aty, e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.