Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin, dje e kanë mirëpritur në këtë botë edhe një fëmijë.
Kjo është lindja e tretë për 32-vjeçaren, gjë për të cilën ajo njoftoi përmes Instagramit.
“jemi të kënaqur që t’ju njoftojmë me beben tonë të re, të quajtur
Leonardo Angel Charles Baldwin. Ishte ditë shumë e veçantë kur e sollëm atë në këtë botë”, shkroi ish instruktorja e jogës në fotografinë e postuar, ku shihet së bashku me djalin saj të porsalindur.
Alec dhe Hilaria gjatë muajit mars zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së tretë së bashku. Çifti, që u martuan në qershor të vitit 2012, janë edhe prindër të vajzës trevjeçare Carmen dhe djalit njëvjeçar Rafael.
Aktori 58-vjeçar e ka po ashtu edhe një fëmijë, vajzën 20-vjeçare Ireland, nga martesa e tij e parë me Kim Basinger.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.