Pesë vjetët e Albin Kurtit në qeveri, nuk do të mbahen mend për ndonjë përmirësim dinjitar të mirëqenies së kosovarëve.
Kryeministri i dy mandateve u shfaq alergjik në raport me rritjen e pagave gjatë gjithë kohës në qeveri. Ato i luajti pak, raporton Klan Kosova.
Në fakt, qeveria e tij bëri një lëvizje të imët më 2023, me miratimin e koeficientit të pagave, të cilit ia caktua vlera 105 euro.
Kjo rritje e pavërejtshme, siç u quajt, ngjalli pakënaqësi tek të punësuarit në sektorin publik. Sindikatat u ankuan se nëpër institucione të ndryshme ka edhe ulje të të ardhurave. /Klankosova.tv
Kronikën e plotë e gjeni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=VIWetJAMwHA&t=66s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.