Këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, u diskutua për llojet e alergjive, ku e ftuar ishte alergo-imunologja dhe profesoresha e Universitetit të Prishtinë, Luljeta Ahmetaj.
Ajo tregoi se një ndër faktorët kyç i cili akuzohet në zhvillimin e sëmundje alergjike është faktori gjenetik, sikurse në të gjitha sëmundjet tjera.
"Por, në sëmundjet alergjike faktori kyç është një ndër tre faktorët, neve themi e bëjnë atë rrethin curkuloz në zhvillimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve alergjike, domethënë është faktori trashëgues, pastaj zhvillimi i sistemit imunitar sidomos në atë pesë vjeçarin e zhvillimit të fëmijës, si dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm, faktorëve ambiental të cilët janë duke na bërë problem jashtëzakonisht të madh kohëve të fundit", u shpreh doktoresha Ahmetaj.
Alergo-imunologja Ahmetaj, më tutje sqaroi se nuk mund të themi se një sëmundje është komplet alergjike, por, mund të kemi sëmundje komplet imunologjike trashëguese siç janë çrregullimit e sistemit të komplimentit apo ato të imunodefiçensës.
"Sëmundjet alergjike përkundrazi duhet që të kenë alergjenë të caktuar, domethënë një faktor të ambientit të jashtëm, si dhe ndikimi i faktorëve ambiental, ku patjetër ky i fundit duhet të inkorporohet". tha Ahmetaj.
Ajo po ashtu shpjegoi se ekziston teoria apo hipoteza hiegjentike, kur nënat mundohen që ta ruajnë apo ta mbrojnë fëmijën ndaj çdo infeksioni, që është gabimi numër një, sepse fëmija nuk fiton imunitetin natyror ndaj baktereve, ndaj mikroorganizmave të moshë së fëmijërisë dhe pastaj ai gjatë jetesës bëhet hipersensitiv dhe i tejndjeshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YzogOl_EqKI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.