Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që sistemi i ujësjellësit "Hidrodrini" nuk është i mbrojtur, pasi "pusetat dhe rezervuari janë lehtë të qasshme".
"Klorizimi i ujit është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi paraqet një brishtësi të madhe, për sa i përket sistemit të sigurisë. Prandaj, nëse e shohim të gjithë sistemin në vendin tonë, mund të shohim se është lehtë i komprometueshëm; një vërshim uji mund të krijojë situata të tilla edhe në të ardhmen".
"Përpos rastit të Deçanit, kemi edhe vende të tjera ku situata është e njëjtë. Për këtë arsye ne e kemi marrë me shumë seriozitet çështjen e inspektimeve të mëtejme dhe daljen e një raporti të përgjithshëm në lidhje me sigurinë e sistemit të ujësjellësit në vendin tonë", ka thënë ai.
Aliu theksoi se banorët e Deçanit e marrin ujin direkt nga bjeshka dhe se sistemi shpërndarës nuk ka leje ujore.
"I tërë ky sistem nuk ka leje ujore. Nuk është aplikuar asnjë herë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për leje. Sa kemi raste të tilla investime që i kanë bërë komunat me investime vetanake dhe nuk janë ndjekur procedurat, komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin, por nuk ka leje", u shpreh ai.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.