I siguruar hyri për ta takuar bashkëpartiakun kryetar.
E po me aq përcjellje të policisë e KFOR-it, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu edhe doli nga objekti i komunës së Leposaviqit, ku me Lulzim Hetemin tha që folën për projektet infrastrukturore, raporton Klan Kosova.
Rrugës për te vetura, protestuesit e sulmuan me ngjyrë e vezë.
Megjithë këtë sakrificë, ai arriti të bëjë vizitë në objektin komunal, por jo edhe ekipi i Klan Kosovës, ani se tentoi jo veç një herë.
E pasuksesshme ishte edhe tentativa e dytë, ndonëse asnjë arsye nuk u dha as këtë herë.
Kryetari i ngujuar mbase do t’i priste mirë mysafirët nga Prishtina, që për një protestuese serbe ishin të padëshiruar.
Ajo u afrua të ekipi i Klan Kosovës duke u kërkuar të mos xhironin e të mos qëndronin në Leposaviq, që për të është Serbi.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=tET0gai9UP0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.