Fernando Alonso ishte në gjendje që të paktën të buzëqeshë pas humbjes që McLaren pati vikendin e javës së kaluar në Kanada.
Kampioni botëror i dikurshëm në Formula 1, përfundoi në fund me rezultate kohore, një pozitë më poshtë se kolegu i tij Jensen Buton, transmeton Klan Kosova.
Por, megjithatë Alonso pati një diskonim në nivel duke bërë një status në Tëitter, ku shkruante: A është kjo pak më mirë..? Ndoshta varet nga cili këndvështrim e shikon. #vazhdotështyesh #qëndroiBashkuar.
Për Sky Sport, Alonso tha se ishte vendosur në një pozitë mbrojtëse pasi që ishte e pamundur të bëje tejkalime andaj ishte më e drejtë që të ruaje pozitën se sa të vazhdoje të prangoheshe më poshtë. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.