Vozitësi, Fernando Allonso ka bërë me deklaruar se mund të largohet nga Formula 1. Arsye për këtë sipas tij janë disa rregulla të reja të cilat janë vënë në këtë garë, dhe të cilat janë duke i pamundësuar atij që të tregojë veten edhe më shumë.
Dy herë kampioni i botës ka shprehur pakënaqësinë për disa gjëra në F1, përfshirë planin për kalendarin e 21 garave.
“Më pëlqen motorizmi, të gjitha kategoritë, ndërsa Formula 1 nuk është aq joshëse sikur ka qenë dikur, së paku për mua” ka thënë Alonso.
Ai aktualisht ka thënë se është i kënaqur me punën e McLaren – Honda më të cilët ai ka kontratë deri në vitin 2017.
“Është një motivim i madh të jesh pjesë e McLaren-Honda” ka thënë fituesi i titullit të botës në vitet 2005 dhe 2006 po ashtu edhe i 32 Gran Prix, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.