Vozitësi i McLaren, Fernando Alonso ka thënë se do të vazhdojë në Formula 1 edhe sezonin e ardhshëm. Ky njoftim ka ardhur pas raportimeve se ai do të merrte pushim nga ky sport.
I pyetur nëse ai do të marrë pjesë në Melbourne në hapjen e sezonit në Australian Grand Prix, Alonso është përgjigjur me “PO”.
“E kam thënë të premten, të shtunën, të dielën dhe jam i sigurt se edhe në janar e shkurt do të përgjigjem njësojë për të ardhmen time”, ka thënë Alonso, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.