Larry Page dhe Sergey Brin, dy bashkëthemeluesit e Google, përmes një njoftimi zyrtar kanë bërë të ditur se kanë themeluar një kompani të re të quajtur “Alphabet”, e cila pritet të përfishjë të gjitha produktet e Google dhe ato që pritet të krijohen. Alphabet është menduar si kompani “mëmë” e shumë departamenteve të Google, të cilat deri tani vepronin në pavarësi.
“Google do të bëhet një departament në pronësi të Alphabet. Dy klasat tona të aksioneve do të vazdojnë të tregtohen në Nasdaq si GOOGL dhe GOOG", thuhej në njoftimin e Brin.
Në krye të Alphabet do të jetë Larry Page, në postin e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Sergey Brin pritet të jetë president.
Pritet që secila kompani nën Alphabet të ketë shefin ekzekutiv.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.