Klubi Alpin Prishtina, është gati që të niset për Ekspeditën Everest, e cila do të realizohet në vitin 2017.
Pas muaj të tërë takimesh, përgatitjesh dhe stërvitjesh, ata tashmë janë përgatitur që ta ndërmarrin një rrugë shumë sfiduese.
Anëtarët e Ekspeditës që do ta marrin rrugëtimin për në Mount Everest, janë Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula, Liburn Aliu dhe Haki Hasanramaj.
Arineta, tanimë zyrtarisht është pjesë e Ekspeditës, gjë që i ka dhënë dimension të ri iniciativës së këtij grupi, dhe do të jetë femra e parë shqiptare në këtë ngjitje.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.