Kampioni i karatesë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”, Alvin Karaqi u nderua sot me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Presidenti i KOKSH-it deklaroi gjatë fjalës së tij se Alvin Karaqi bëri krenar Shqipërinë duke i sjellë një medalje dhe duke hyrë në historinë e olimpizmit shqiptar.
Pas suksesit në arenën evropiane, kampioni shqiptar i karatesë i bashkëngjitet plejadës elitare të sportit në Shqipëri.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.