Ish-ylli dhe aktorja, Amanda Bynes ka pranuar të ofrojë këshilla për Cameo ndërsa ajo përpiqet të fillojë karrierën e saj manikyriste.
Ylli i "She's the Man" iu bashkua platformës javën e kaluar dhe është bërë "një talent popullor/lider", konfirmoi një zëdhënës i Cameo për The Daily Beast. Ajo paguhet prej 158 paund për videot e saj në faqen e internetit dhe aplikacionin që lidh fansat me të famshëm dhe personalitete të tjera të shquara, transmeton Klankosova.tv.
Në një video në profilin e saj, Bynes i jep disa këshilla jetësore një fansi të quajtur Henry, ndërsa ndan gjithashtu vështirësitë e saj për fillimin e karrierës së saj të re si manikyriste. “Thjesht doja t'ju thoja se kam një lidhje totale përsa i përket vështirësisë së punës”, - thotë ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.