Raportet mes Kosovës e Amerikës aktualisht janë goxha të ftohta.
Por, kongresisti republikan nga Florida, Brian Mast, e ka ndërmarr një nismë ofrimi, e mbështetje për shtetin më të ri në Evropë.
Politikani që është invalid i luftës, ka paraqitur këto ditë për miratim një amendament në
Kongresin amerikan, nga i cili i ka kërkuar SHBA-së që anëtarësimi i Kosovës në NATO të jetë prioritet i politikës së shtetit më të fuqishëm në botë.
Njohësit e raporteve mes dy shteteve e mirëpresin nismën, me optimzimin se nuk do të marr kohë për miratim.
Në dokument SHBA-së i është kërkuar po ashtu, presioni ndaj Serbisë për të zvogëluar lidhjet me Rusinë dhe Kinën, si edhe zgjerimi i sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Kjo, krahas kërkesës që të emërohen ambasadorët në tri vende të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=wNLlrDv5PFA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.