Trazirat kanë kapluar gjithë republikën islamike të nxitura nga vrasja e gruas 22 vjeçare në paraburgim e që u arrestua nën dyshimin e shkeljes së rregullave të shamisë.
Numri i vdekjeve nga përleshjet e atyre që po shfryjnë zemërimin e shtypjes sociale dhe organeve të rendit arriti në 11, njofton Klan Kosova.
Revolta ka bërë që shumë gra iraniane të heqin dhe djegin shamitë duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë.
Policia tha se Mhasa Amini vdiq nga një atak në zemër dhe nuk u keqtrajtua në burg , por familja e saj i ka mohuar këto pretendime.
Edhe ekspertët e pavarur të lidhur me OKB-në, njoftuan, të enjten, se raportet mjekësore tregojnë se ajo ishte rrahur për vdekje nga policia e moralit.
Për këtë dhe çështje të tjera në Iran gazetarja, Christiane Amanpour kishte planifikuar të zhvillonte një intervistë me presidentin iranian, Ebrahim Raisi i cili po qëndron në New York.
Por 40 minuta para se të nisnin xhirimet biseda dështoi pasi Amanpour e rritur në kryeqytetin iranian refuzoi kërkesën e poltikanit, me arsyetimin se kushti i tij nuk vlenë jashtë vendit islamik.
https://www.youtube.com/watch?v=XNZucMSR-Pg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.