Kuizi tanimë i dashur për të vegjlit tanë vazhdon të jetë prezent në ekranin e Klan Kosovës.
Në 'Super Mendjet", çdo herë të ftuar janë nga dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.
Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime.
Në të premten e kësaj jave, ishin Amara dhe Noa, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin.
Qëllimi i një hapësire mediale për moshat e tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit më patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit.
Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t'i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën:
https://www.youtube.com/watch?v=4BYePs2oR-k&t=86s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.