Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po ofron mbështetje për filmin kosovar ‘’Zgjoi’’, me regji të Blerta Bashollit dhe rol kryesor të aktores Yllka Gashi.
Këtë e ka bërë duke shpërndarë përmes facebookut, një artikull ndërkombëtar të Associated Press, në të cilin shkruan për shpresën që ky film të hyjë në Akademinë e Çmimeve Oscars, përcjell Klankosova.tv.
Madje ambasada amerikane në reagimin e tyre, kanë shkëputur një pjesë të artikullit ku shkruan specifikisht për gjasat e mëdha të Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscars:
''Jo vetëm që [Hive] u bë filmi i parë në historinë e festivalit Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ka një shans të madh për t'u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit''.
Artikullin e plotë të përkthyer në gjuhën shqipe, nga Associated Press, referuar suksesit dhe rrugëtimit të ‘’Zgjoi’’ në botën kinematografike, mund ta gjeni në linkun më poshtë:
https://klankosova.tv/agjencia-e-lajmeve-associated-press-shkruan-per-zgjoin-shpresa-per-hyrjen-e-kosoves-ne-oscar/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.