Lajmet e fundit

Në një njoftim në Facebook, ambasadorja ka sqaruar se për çdo situatë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin +972 586 340450, raporton Klankosova.tv
“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450”, shkroi ajo.
Demiri theksoi se MPJD dhe Ambasada po ndjekin nga afër situatën dhe janë në gatishmëri për të ofruar ndihmë. “Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat. MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojën rregullisht për çdo zhvillim të ri”, shkroi ambasadorja. /Klankosova.tv