Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar fitoren e medaljes së artë të Nora Gjakovës të cilën e morri të hënën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ata duke e marrë shembull Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin që kjo e fundit u bë e artë vetëm një ditë para Norës në kategorinë e saj, treguar se sa të forta mund të jenë gratë kosovare.
“Ashtu si Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Noraës i demonstron botës atë që dimë tashmë: gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të qëndrueshme”.
Ekipi olimpik i Kosovës tashmë ka tre medalje të arta olimpike në bagazhin e tyre- të tri këto erdhën nga alete femra, njofton Klankosova.tv.
“Të gatshme për ta çuar vendin e tyre drejt madhështisë”, e mbyllën urimin Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Majlinda Kelmendi është sportistja e parë në Kosovë që ka fituar medalje të artë olimpike, këtë e bëri në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Distria Krasniqi u bë e dyta në “Tokyo 2020” e më pas Nora Gjakovë në të njëjtin vend.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.