Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, sonte nga ora 18:30 do të mbahet një ceremoni e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe çlirimin e Gjermanisë.
Në këtë ngjarje do të shfaqet filmi “Vajza e rrënojave: Gjermania Viti Zero” e regjisorit Oliver Kracht.
Ky film i fuqishëm trajton rolin dhe qëndrueshmërinë e grave në Gjermaninë e pas luftës, duke eksploruar perspektiva historike dhe gjinore gjatë një periudhe vendimtare të rindërtimit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.