Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është duke përcjellur nga afër procesin zgjedhor atje.
Në një paraqitje para mediave, ai theksoi se monitorimin e filloi me Tiranën, por do ta vazhdojë edhe në qytetet e tjera.
Gonzato u bëri thirrje shqiptarëve të dalin dhe të votojnë.
"Dilni dhe votoni. Vota juaj është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian", tha ai, sipas Euronews Albania.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.