Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do ta vizitojë Shqipërinë.
Kështu së paku u shpreh Ambasadori shqiptar në ShBA, Ervin Bushati, i cili tha se ka ftuar Rubion për vizitë në Shqipëri në emër të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati shkruan se sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, ndonëse thekson se koha se kur do të ndodhë ajo varet nga agjenda e Sekretarit të Shtetit.
Bushati nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një mrekulli i diplomacisë amerikane, pasi sipas tij, nga një vend si Koreja e Veriut, është shndërruar në vendin më pro-amerikan në botë.
Postimi i Ervin Bushatit:
Sekretari Marco Rubio është mik i shqiptarëve.
Në emër të Kryeministrit Rama, e ftova të vizitojë Tiranën Portën e Ballkanit për ShBA-në – për dy arsye:
Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Evropë”, është shndërruar në vendin më pro-amerikan dhe pro-NATO në çdo cep të botës.
E ftova gjithashtu në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si ajo e Nënë Terezës: mesazhi ynë për BE-në nesër është “më shumë dashuri dhe më shumë shërbim me përulësi”.
Sekretari Rubio e pranoi me kënaqësi ftesën, në varësi të një agjende shumë të ngjeshur të diplomacisë amerikane, për të vizituar “një vend që e vlerëson si kontribuues të rëndësishëm në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”.
4 Korriku nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së ShBA-së është Deklarata e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën tonë.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.