Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, i është nënshtruar një operacioni në një spital privat në Tiranë.
Sipas Top Channel, operacioni i tij ishte me sukses, i njëjti pësoi sot infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Shukrov menjëherë u dërgua me helikopter në Tiranë. Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës.
Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.